Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, shembet muri rrethues i shkollës Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar një punonjës policie të
sektorit të kufirit në Durrës, një kontrollor të portit, si edhe një
shofer te linjes Athine – Tirane, pasi dyshohen se, vulosnin pashaportat
e emigranteve shqiptare ne menyre fiktive me qellim qe te perfitonin
kohe qendrimi ne Itali ne kundeshtim me rregullat e shengenit.
Ne disa raste ne baze te pergjimeve rezultonte edhe se disa prej tyre nuk u lejohej dalja ne shtetet e shengenit.
“Janë konstatuar raste kalimesh të shtetasve shqiptarë, të cilëve nuk u lejohet dalja në hapësirën Shengen, pasi janë përcaktuar si deportivë apo me mungesë dokumentacionit të rregullt, fillimisht u përqëndrua në mbledhjen e të dhënave operative. Gjatë punës hetimore, u konstatua se ky fenomen përfshinte edhe regjistrimin fiktiv të shtetasve, që nuk ndodhen aktualisht në territorin e vendit tonë, nga ana e kontrollorëve, të cilët bashkëpunonin me punonjës policie apo nënpunës të agjensive të udhëtimit dhe, të gjitha këto, në shkëmbim të përfitimeve monetare”, Leonard Olli, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.
Te tre te arrestuarit akuzohen per vepren penale te korrupsionit pasiv te kryer nga persona, qe kryejne funksione publike, si edhe falsifikim te vulave shteterore.
Top Channel