Horror në Francë. Babai gjen të masakruar me thikë tre fëmijët, një vajzë dhe dy djem ndërkohë që bashkëshortja e tij, e dyshuar nga policia franceze si autore e krimit makabër, rezulton e zhdukur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytezën e Dampmartit në Seine-et-Marne, pak kilometra larg Parisit. Sipas mediave franceze, babai, një infermier specialist zbuloi se cfarë kishte ndodhur në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të së premtes kur po kthehej pas turnit të tretë në punë.
Viktimat janë 3 fëmijët e ciftit, 9, 11 dhe 17 vjeç. Sipas autoriteteve, vajza 9 vjeçare dhe vëllai i saj 11 vjeç kanë vdekur menjëherë, ndërsa adoleshenti 17-vjeçar ka ndërruar jetë në momentin kur ka mbërritur ndihma e shpejtë.
Policia është vënë në kërkim të mamasë së viktimave. Për momentin është ende e paqartë autorësia e krimit, por dyshohet se është vetë nëna e 3 fëmijëve e cila në kushte të rënda psiqike për shkak të një periudhe të krize në marrëdhënien bashkëshortore, i ka masakruar ata.
Top Channel