Kolosi rus i gazit, “Gazprom”, mund të zgjasë tentakulat e tij edhe në Kosovë, përmes një gazsjellësi që synohet të shtrihet në Ballkan, për të furnizuar vendet e rajonit.

Lajmin e bën të ditur “REL”, sipas të cilës kreu i “Gazprom”, Alexei Miller do të vizitojë Serbinë më 28 shkurt për të diskutuar për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha e Jugut, si dhe çmimin e gazit.

Burimi mediatik kujton se më 20 shkurt, Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj që i hap rrugë ndërtimit të Rrjedhës së Jugut.

Sipas projektit, një nga seksionet e tubacionit do të kalojë në Kosovë nga qyteti serb i Nishit për të furnizuar me gaz Kosovën dhe Maqedoninë.

Përveç kësaj, seksione të tubacionit do të ndërtohen edhe në Republikën Serbe të Bosnjes dhe në Kroaci. Gjatësia e seksionit të Serbisë do të arrijë 450 kilometra dhe pritet të kapë vlerën e 1.7 miliard eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA