Fier, 4 500 tonë naftë pa akcizë

22/02/2013 21:10

4 500 tonë naftë bruto u gjetën të mbajtura në kundërshtim me ligjin nga tre subjekte të tregtimit të karburanteve në qytetin e Fierit.

Ishte policia e Qarkut, ajo e cila përmes një komunikate, lajmëroi për këtë operacion mbrëmjen e së premtes. Naftë mbahej në mënyrë të kundraligjshme, pa paguar detyrimet e akcizës ndaj shtetit.

Subjektet në të cilat u bllokua nafta e tregëtuar në këtë mënyrë janë “Ladi 2008”, “A&A Oil 10” dhe “2K Plaka”.

Hetimi që çoi në bllokimin e kësaj sasie karburanti nisi nga Drejtoria e Doganave, e cila i raportoi dyshimet e saj për parregullsi Policisë së Shtetit disa jave me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA