Kriza greke bëhet objekt i giudave turistike të të huajve. Një prej
agjencive më të mëdha dhe më të specifikuara në fushen e turizmit ne
SHBA, ‘Contex Travel’ ofron dhe reklamon ne faqen zyrtare te saj nje tur
tre oresh ne pika te zgjedhura te kryeqytetit Athine, qe e emerton si
‘Nje shetitje ne krizen greke’.

Te shoqeruar me ekonomiste dhe eksperte te perzgjedhur te financave, turistet do te informohen me detaje te thjeshta se si ndodhi nje prej fatkeqesive me te rendesishme ekonomike ne bote ne vitet e fundit,ndersa nese te interesuarit jane specialiste te ekonomise ,do te kete nje informim akoma me specifik.

Shetitja do te filloje nga sheshi Sintagma para parlamentit per te mesuar se si e trajtoi qeveria ne vitin 2009 krizen financiare ne fillimin e saj,por edhe per faktin se tek ky vend mijera greke te indinjuar filluan protestat masive ndaj masave te kursimit.

Me pas grupi i drejtohet parlamentit te vjeter per te mesuar dicka nga historia politike e Greqise ne 150 vitet e fundit,do te kalohet para Bankes Qendrore si instituti financiar qe luajti nje rol vendimtar ne ristrukturimin e borxhit grek,si dhe para burses duke sqaruar problemet qe u krijuan ne fund te vitit 1999.Do te vizitohen gjithashtu disa prej veprave te Olimpiades duke komentuar shpenzimet kolosale te tyre dhe sidomos pagat e pajustifikueshme te disa drejtuesve te administrates publike.

Te interesuarit do te degjojne edhe analiza politike, si lindi dhe u forcua ne kete shkalle partia naziste Agimi i Arte. Qëllimi i turit eshte qe pjesmarresit te kuptojne më mirë shkaqet dhe pasojat e krizës.

Shetitja ne krizen greke përfundon në një restorant karakteristik me vere nga prodhimi vendas ku perfundojne diskutimet dhe degjohen sugjerimet për një të ardhme më të mirë për Greqinë. Sipas agjensise ky tur qe ka ngjallur kureshtje te madhe ne Amerike, kushton 70 euro per person dhe 305 euro per grupe prej pese vetesh.

Top Channel