Skandali me reklamën shtetërore

21/02/2013 00:00

Deputeti socialist Eduart Shalsi akuzoi Ministrin e Bujqësisë Genc Ruli se sektori i bujqësisë është lënë në harresë nga qeveria.

Gjatë fjalës në parlament, Shalsi tha se Ministri Ruli i ka hequr 200 mijë euro fermerëve dhe ia ka dhënë këtë shumë televizioneve pranë qeverisë për propagandë.

“Nuk ka nevojë Shqipëria dhe shqiptarët të degjojnë ironira, aq më pak nga Ministri në lidhje me këtë sektor të harruar. Do duheshin, thotë ministri, më shumë para, por kaq kemi, por nuk e ka penguar njeri Genc Rulin t’i japë 200 mijë euro klaneve dhe promove që mbështesin qeverinë duke ia hequr fermerëve. Kjo është e vërteta, nga njëra anë thonë nuk ka parë, nga ana tjetër financojnë klanin e tyre për të pasqyruar gënjeshtrat që ata thonë”, deklaroi zoti Shalsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA