Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian Projekti që ofron falas internet ne pothuajse çdo zyrë që ka lidhje me
qytetarët dhe në te gjitha universitete dhe shkollat publike eshte
inauguruar nepermjet nje prezantimi qe Posta Shqiptare i bëri këtij
projekti.
Realizimi i tij përfshin 1250 pika, ku sherbimi i internetit ofrohet falas per qytetaret, ne shkolla, universitete, Bashki dhe Komuna.
Per kryeministrin Sali Berisha projekti eshte transformues per zhvillimin e vendit dhe sipas tij, bashke me kompletimin e infrastruktues rrugore ne 2 vitet e ardhshme, Shqiperia shnderrohet ne nje vend qe kursen ne maksimum kohen e qytetareve dhe bizneseve dhe u jep atyre shansin e zhvillimit.
Me realizimin e ketij projekti, Kryeministri tha se Shqiperia duket te jete vendi i vetem ne bote, qe ofron internet falas, ne te gjithe territorin e saj, por per ta perhapur edhe me shume shtrirjen e tij ai ftoi biznesin te investoje ne kete fushe, duke patur edhe lehtesite perkatese.
“Unë e kuptoj se ndonjë rregull edhe mund të jetë shkelur në këtë mes me furnizimin falas, por çdo Qeveri është e detyruar të ndërmarrë masa të veçanta kur do, që një sektor të harruar ta përparësojë dhe kjo është arsyeja, që ne vendosëm ta furnizojmë falas internetin, sikundër Posta Shqiptare është e gatshme t’u ofrojë internet, kompanive që duan të blejnë prej saj, me çmimet më të leverdisshme që kanë importuar ndonjëherë”, tha Berisha.
Top Channel