Rusi, 50 mld $ “rrjedhje” në 2012-n

21/02/2013 16:05

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Rusisë, Sergei Ignatiev, bëri të ditur gjatë së enjtes se rreth 50 miliardë dollarë u larguan në mënyrë ilegale nga vendi gjatë vitit të shkuar.

Një shumë e tillë, e barazvlefshme me 2,5% të Prodhimit të Brendshëm të Rusisë kontrollohet nga një “grup i mirëorganizuar personash”.

Sipas Ignatievit, këto para mund të jenë përdorur për të financuar operacione droge, narkotikësh dhe për t’iu shmangur taksave.

Guvernatori shtoi se më shumë se gjysma e këtyre transfertave janë bërë nga Rusia për rezidentë të vendeve të tjera, me arsye “lehtësisht apo qartësisht të falsifikueshme”.

Megjithatë, një zëdhënës i qeverisë së Putin e konsideroi këtë shumë si “tejet të ekzagjeruar”.

Një studim paralel i grupit amerikan me qendër në Uashington, “Global Financial”, tregon se mesatarisht 62 miliardë dollarë braktisin Rusinë çdo vit nëpërmjet korrupsionit, trafikut të armëve, atyre të njerëzve dhe aktiviteve të tjera ilegale që prej vitit 2004.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA