Dy javë pas vizitës së tij të fundit në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule priti në Bruksel kreun e PS.

Pas takimit, Edi Rama deklaroi se u bisedua për zgjedhjet e qershorit dhe retorikën nacionaliste.

Edi Rama, Kryetar i PS: – “Është një urë që Komisioneri ka ngritur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike. BE dhe SHBA kërkojnë një Shqipëri që të vazhdojë të shkojë përpara duke mos rënë pre e tundimeve që vinë si jehonë e së shkuarës, duke i lënë pas fantazmat e së shkuarës nga nacionalizmi primitiv tek zgjedhjet e deformuara dhe të kontestuara”.

Nga ana tjetër, Stefan Fule postoi në faqen e tij Twitter një koment të shkurtër mbi takimin me kreun e opozitës shqiptare.

“Diskutuam me Edi Ramën për rëndësinë e zgjedhjeve të mira parlamentare dhe të mbajtjes së Shqipërisë në rrugën europiane”, deklaron Komisioneri për zgjerim.

Sipas burimeve të TCH, megjithëse nuk është vendosur  përfundimisht,  Komisioneri Fule planifikon një vizitë të mundshme javën e ardhshme në Tiranë.

Pergatiti ARTA TOZAJ

Top Channel