Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, shembet muri rrethues i shkollës Kanalet televizive të platformës Digitalb tani përmes IPKO-së mund të shihen edhe në iPad dhe laptop. Kjo mund të bëhet nga të gjithë shfrytëzuesit e televizionit dixhital IPKO nëpërmjet instalimit online të aplikacionit Tvim.
Mjafton që pajisjet mobile të lidhen nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit në mënyrë që të bëhet lidhja me këtë aplikacion dhe kanalet e preferuara televizive.
“Ne po e hedhim një platformë interaktive personale të cilën e kemi quajtur Tvim. Kjo platformë është televizioni yt personal në shtëpi. Me këtë platformë në dëshirojmë që të sjellim kanalet televizive nga televizori në pajisjet e tjera, sepse njerezit sot e përdorin me shumë celularin, iPad, laptopin për t’u lidhur në internet, për të shikuar video. Prandaj ne kemi synuar ta sjellim programin e preferuar në pëllëmbë të dorës të secilit klient përmes platformës Tv im”, deklaroi Robert Erzin, drejtor i përgjithshëm i IPKO-së.
Shfrytëzimi i aplikacionit është falas deri në fund të muajit mars. Pas kësaj periudhe cmimi i kësaj oferte do të jetë pesë euro. Televizioni personal mund të lidhet vetëm në ambientin e shtëpisë dhe jo edhe në ambiente të tjera pavarësisht nëse ka apo jo qasje televizioni dixhital IPKO.
Top Channel