Përmet, pranga 6 persona, vidhnin hekur për skrap

21/02/2013 00:00

Policia e Përmetit arrestoi nje grup personash qe po shkaterronin dhe
prisnin per skrap tubacionin e nje rrjeti vadites ndertuar vetem nje vit
me pare.

Te arrestuarit jane 6 persona nga Saranda te cilet u kapen duke prere me bombula me oksigjen tubacionin e rrjetit vadites te disa fshatrave te komunes Deshnice. Rrjeti u ndertuar me nje fond prej 5 milione lekesh dhe ishte ne pronesi te bordit te vaditjes.

Te arrestuarit jane Altin Lalaj, Emilo Muka, Leonard Pazi, Vangjel Qendro, Admirjam Kalemi, te gjithe keta nga Saranda dhe Fabian Qazimi nga Berati. Ata u kapen ne flagrance me 200 meter linear tubacione hekuri. Ky grup dyshohet se ka shkaterruar edhe disa rrjete vaditese ne fshatrat e Gjirokastres dhe Sarandes.

Top Channel