
Në Parlamentin bullgar votohet të enjten doreheqja e Qeverise, pasojë e
protestave masive në mbarë vendin për fatura të larta të energjisë
elektrike.
Edhe pse zemerata per cmimin e larte te energjise ishte ajo qe ushqeu pakenaqesine e bullgareve te shprehur me marshime neper rruge e perleshje me policine, nuk vonoi shume dhe protestat u drejtuan kunder te gjithe Qeverise.
Nga ana formale çmimi i energjisë elektrike në Bullgari është më i ulti në BE, në Gjermani energjia kushton tre herë më shumë. Megjithatë dy operatorët privatë, shoqëria çeke, CEZ, dhe ajo austriake EVN kërkojnë tarifa të larta të rrjetit, cka beri që të dyfishohej brenda një viti, e per shumë bullgarë ishte i pamundur të paguhej.
Me një pagë mesatare prej 360 eurosh në muaj dhe një pension prej 150 eurosh, ka mjaftuar nje rritje e energjise qe shume bullgareve tu kercenohet sigurimi i ekzistencës, thote ‘Deutche ëelle’.
Furnizuesit me rrymë elektrike justifikohen me argumentin se ata humbasin rentabilitetin, po qe se vazhdojnë të mbajnë çmimet e vendosura nga Qeveria. Ai i Boiko Borissovit është i pari kabinet qeveritar qe jep dorëheqjen para kohe që nga anëtarësimi i Bullgarisë në BE.
Ekspertet mendojne se cmimi i energjisë elektrike ishte vetëm preteksti i protestave dhe krizës qeveritare – në të vërtetë bëhet fjalë për një zhgënjimin e shpresave për rritjen e mirëqenies së bullgarëve. Bullgaria, ashtu si Rumania janë dy vendet më të varfra të BE-së, por nga ana fiskale më të stabilizuarat. Bullgaria i përmbush të gjitha kriteret e Maastricht-it, një fakt jo i pa rëndësishëm ky, po të kujtojmë krizën në Greqinë.
“Por për këtë stabilitet të politikës financiare paguhet një çmim i lartë, vazhdon dojce vele. Investimet në infrastrukturë mungojnë, dhe aty ku bëhen ato financohen më së shumti nga fondet e BE-së. Të ardhurat janë shumë të ulta, prej vitesh nuk vërehet ndonjë rritje e tyre, pensionet nuk mjaftojnë për të jetuar. Sipas një stastistike të një gazate bullgare në shkurt, 1,5 milionë bullgarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.”
Top Channel