Franca pritet të zgjasë recesionin e Eurozonës për një tremujor të katër radhazi, ndërsa aktiviteti i biznesit regjistroi një rënie të ndjeshme në ekonominë e dytë më të madhe europiane.
Një studim i përqendruar në 5 mijë kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe shërbimeve në Eurozonë tregoi të enjten se indeksi i aktivitetit ekonomik ra në nivelin më të ulët në shkurt.
Sipas këtij studimi, indeksi ra në nivelin e 47.3, nga 48.6 në muajin janar, ndikuar kryesisht nga përkeqësimi i ndjeshëm i vërejtur në kompanitë franceze.
Çdo shifër nën 50 tregon për një rënie të aktivitetit ekonomik, i cili është edhe një prej treguesve kryesorë në të cilën bazohen parashikimet për rritjen ekonomike.
”Përkeqësimi i këtij treguesi në muajin shkurt përbën një zhgënjim dhe sugjeron se Eurozona do të kontraktohet për të katërtin vit radhazi”, deklaroi Chris Ëilliamson, një kryeekonomist i grupit “Markit”.
Ekonomia franceze, e dyta më e madhe në Europë pas asaj gjermanes, përjetoi stanjacion gjatë vitit 2012.
Gjatë javës, ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, pranoi në një intervistë radiofonike se Parisi zyrtar po përgatitet që të ulë pritshmëritë e tij për rritjen e këtij viti, nga 0,8% në një nivel midis 0,2-0,3%.
Top Channel