Banesa përfshihet nga flakët, shpëton i mituri
21/02/2013 00:00
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e të enjtes në
kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi’, pranë Tregut
Elektrik, ku një apartament në katin e tretë të një pallati në këtë zonë
është përfshirë nga zjarri për arsye ende të panjohura.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç i cili ndodhej brenda banesës në momentin e rënies së zjarrit ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Vogëlushi është transportuar menjëherë në spital, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme, është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Top Channel