Një aksident, me pasojë vdekjen e një shtetasi ende të pa identifikuar, ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në periferi të qytetit të Fierit.
Viktima ishte duke udhëtuar me biçikletë në dalje të qytetit të Fierit, në lagjen Sheq i Madh, teksa është goditur nga një mjet tip Audi me targa italiane.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, pak metra larg Drejtorisë së Shfrytëzimit të Automjeteve, në rrugën me drejtim qytetin e Lushnjës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar, për në komisariatin e Fierit, drejtuesin e mjetit me targa italiane.
Ekspertë të policisë kryen të gjitha veprimet hetimore dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e viktimës.
Top Channel