4 700 të vrarë nga dronët amerikanë

21/02/2013 15:50

Shtetet e Bashkuara kanë vrarë të paktën 4 700 persona, të konsideruar si të rrezikshëm apo potencialisht të rrezikshëm për interesat kombëtare, nëpërmjet bombardimeve të avionëve të telekomanduar pa pilotë.

Këtë shifër deklaroi të enjten senatori republikan Lindsey Graham, duke iu referuar të dhënave zyrtare.

Aksionet me avionët pa pilotë, të quajtur ndryshe “dronë”, janë përqendruar në vende si Pakistani dhe fqinjët e tij islamikë.

Në shënjestrën e CIA-s dhe Pentagonit kanë qenë baza të stërvitjes së terroristëve dhe të shumëkërkuar për shkak të lidhjeve të tyre me terrorizmin ndërkombëtar.

Megjithatë, kjo praktikë ka gjetur kundërshtime të forta, për shkak të dhunimit të sovranitetit territorial të një vendi, mungesës së një gjyqi për të dyshuarit dhe pasaktësisë, që shpesh herë u ka kushtuar jetën civilëve.

”Është e vërtetë që disa herë janë goditur edhe të pafajshëm, por duhet të kuptojmë që jemi në një luftë të ashpër me terrorizmin dhe shumica e të eliminuarve kanë qenë eksponentë të Al-Kaedës”, deklaroi Graham, një prej mbështetësve më të mëdhenj të programit të avionëve të telekomanduar pa pilot në Senatin Amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA