“21 janari”, Apeli shpall të pafajshëm Kasajn

21/02/2013 00:00

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm specialistin e IT-së së
Kryeministrisë, Armando Kasaj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e dhënë
më parë edhe nga Gjykata e shkallës së parë.

Prokuroria kishte kërkuar 2 vjet burg për Kasajn, me akuzën e fshirjes së pamjeve të ngjarjeve ‘21 janarit’ të vitit 2011 nga serveri qendror i Këshillit të Ministrave, duke kreyr kështu veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Por trupi gjykues vlerësoi se Armando Kasaj nuk i kishte fshirë, pamjet ashtu sikurse pretendonte organi i akuzës, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Rama në Twitter: Gjykimi i krimit të 21 janarit s’ka nisur ende

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe kryesocialisti Edi Rama. Në një mesazh në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se gjykimi i krimeve të 21 janarit nuk ka nisur ende, ndërsa e cilëson vendimin e sotëm të Apelit si një tjetër pafajësi të dhënë nga pushteti.

“Sot një tjetër pafajësi e fabrikuar nga gjykatat e pushtetit për 21 janarin! Dita për të rinënvizuar: Gjykimi i atij krimi s’ka nisur ende!” shkruan Rama.

Top Channel