Era e fortë rrëzon pemët në Vlorë, shembet muri rrethues i shkollës Në respekt të dëshmorit të atdheut, Feti Vogli, i cili humbi jetën një vit më parë në Afganistan, në mjediset e batalionit të forcave speciale në Zall Her, ku ai militonte, u zhvillua një ceremoni përjkutimore.
Ceremonia përkujtimore nisi me përurimin e bustit të Dëshmorit të pare të regjistruar nga Shqipëria në misionet e saj në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjes së paqes në botë. Në nderim të tij u mbajt një minutë heshjte nga shokët e së njëjtës njësi ku ai bënte pjesë.
“Shpirti i tij do të prehet përjetësisht në altarin e lirisë të kombit shqiptar. Ai do të përmendet si shembull i shkëlqyer dhe heroik në çdo apel të kontingjenteve tona, që do të nisen në operacionet jashtë vendit. Ne do të përulemi gjithnjë me respekt përpara veprës dhe sakrificës së tij në shërbim të paqes e sigurisë, si ushtarak model”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
Në bustin e Dëshmorit të Atdheut, kapiten Feti Voglit, u vendosën kurora me lule nga ministri Imami, ambasadori amerikan Alexander Arvizu, familjarë, miq dhe të afërm të komandos. Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes ka realizar edhe një dokumentar mbi jeten e kapiten Feti Voglit.
Kapiten Feti Vogli u vra në 20 shkurt të vitit të kaluar gjatë një misioni në Afganistan, ku u plagos dhe efektivi tjetër i forcave tona ushtarake, Aleksandër Peçi, i cili fatmirësisht arriti t’u mbijetonte plagëve. Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:
Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007; Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.
Top Channel