Qeveria bullgare njoftoi se ka vendosur të japë dorëheqjen pas
protestave mbarëkombëtare kundër masave antikrize dhe çmimit të lartë
të energjisë elektrike. Lajmin e konfirmoi vete Kryeministri Boiko
Borisov.

“Nuk do të marr pjese ne nje Qeveri nen drejtimin e se ciles, policet rrahin njerezit”, tha Borisov.

Me mijera vete kane protestuar anembane Bullgarise, vendi me i varfer i Bashkimit Europian dhe arsyeja kryesore e zemerimit te tyre kane qene faturat e kripura te energjise. Borisov u perpoq te qetesonte situaten te marten me premtimet per ulje te ndjeshme te cmimeve ne fjale. Ai u zotua gjithashtu te ndeshkonte kompanite e huaja te energjise qe operojne ne vend e qe sipas kreut te ekzekutivit, i ngarkojne konsumatoret me pagesa me te larta se c`duhet.

25 persona u derguan ne spital pas perleshjeve te dhunshme te demonstruesve me forcat e rendit te marten. Zemerimi i bullgareve ka arritur kulmin me koston e larte te energjise, monopolet e saj ne vend, standartin e ulet te jeteses dhe korrupsionin, thote BBC.

Nuk dihet ende me siguri nese pas ketij zhvillimi, zgjedhjet parlamentare te parashikuara per muajin korrik, do te zhvillohen tani perpara afatit. Borisov deklaroi se kompanise me te madhe te energjise ne europen qendrore, CEZ, do t`i hiqet licenca e operimit ne Bullgari, cka e vendos Sofjen ne nje kurs perplasjeje me partnerin e saj te BE-se, republiken ceke. Ky eshte rasti i dyte pas Shqiperise ne rajon qe kompanise ceke i hiqet licenca per parregullsi dhe shkelje ne punen e saj.

Reagon CEZ: Investimi në Bullgari i suksesshëm, nuk ka shkelje të liçencës

“Investimi është i suksesshëm dhe i pakthyeshëm. Nuk ka arsye për ndonjë ndryshim brenda bordit të CEZ-it. Jemi absolutisht të sigurt se të tre kompanitë e CEZ-it, që funksionojnë në Bullgari po përmbushin legjislacionin e këtij vendi, si dhe atë europian, dhe asnjëra nuk ka kryer diçka që mund të shihet si shkelje e kushteve të liçencës”, tha ministri i Financave të Çekisë, Miroslav Kalousek.

Parlamenti bullgar do të votojë të enjten dorëheqjen e qeverisë. Nëse kjo do të pranohet, atëherë presidenti Rosen Plevneliev, një aleat i kryeministrit Borisov, do të caktojë një qeveri të përkohshme, që do ta drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk dihet nëse zgjedhjet e caktuara për në korrik, do të zhvillohen më herët.

Top Channel