Berisha: Më 23 qershor shembim murin e bllokimit

20/02/2013 00:00

20 shkurti është dita kur 22 vjet më parë u rrëzua në mënyrë
demonstrative busti i diktatorit Enver Hoxha që gjendej në qendër të
Tiranës, duke i dhënë fund kështu regjimit të egër komunist që mbajti të
mbërthyer vendin për mbi 4 dekada.

Me rastin e kësaj dite, Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet postimit të tij të radhës në Facebook, ndër të tjera shkruan se ‘sot, pas 22 vitesh, neobllokmenet me ne krye Edi Ramen ngriten me voten e tyre murin e Bllokimit. Me 23 qershor ne do ta shembim ate’.

Po ashtu Kryeministri njofton se pasditen e të mërkurës do të ketë edhe një ceremoni përkujtimore për këtë ditë në Qytetin Studenti.

Top Channel