
Me nderet me te larta eshte pritur ne aeroportin e kryeqytetit grek nga
kryeministri Samaras dhe gjashte ministra te qeverise se tij ,presidenti
francez Francois Hollande ne viziten e tij te shkurter ne Athine,qe
perkon me pervjetorin e 50 te vizites se pare te kreut te shtetit
francez gjeneralit Sharl De Gol.
“Nuk kam ardhur ne Greqi te shes arme,- ka deklaruar Hollande ne konferencen e shtypit pas nje takimi ne zyren e kryeministrit,- por te mbeshtes greket ne perpjekjen dhe sakrificat e tyre per zbatimin e reformave te dhimbshme, sepse asnje vend i Europes nuk ka kaluar gjashte vjet recension dhe papunesi kaq te larte”.
“Greqia na ka mbeshtetur gjithnje dhe na mbeshteti edhe ne ceshtjen e Malit, por edhe Franca ka qene qysh ne fillim krah saj,kur eshte futur ne Europe,ne Eurozone dhe tani ne kete moment te veshtire po e perkrah me kredi dhe eksperience”, ka thene Hollande qe ka theksuar edhe njehere se ardhja e tij ka te beje me mobilizimin e biznesmeneve franceze per te investuar ne Greqi.
Nga ana e tij Kryeministri Samaras pasi ka permendur lidhjet historike te dy vendeve ka theksuar rolin politik te Frances ne BE, si dhe rolin e saj ne rajon per stabilizimin e situatave te ndryshme politke, sic ishte ajo ne Mali.Ai ka deklaruar se pervec marreveshjeve ne fushen e turizmit,te shendetsise ,energjitikes dhe ndertimit eshte kerkuar ndihme nga Parisi dhe per perballimin e vales se madhe te emigracionit,apo te eksperiences ne administraten publike per zbatimin e reformave strukturore dhe sidomos te privatizimeve shteterore.
I pyetur per ceshtjen e deklarimit te njeanshem te Zones Eksluzive Ekonomike detare , Samaras ka thene se Greqia e ka kete te drejte,por do ta beje ne momentin e pershatshem,pasi te bisedoje miqesisht me fqinjet ne menyre qe te shfrytezohen pasurite nentokesore,ndersa edhe Hollande ka shtuar se ekzistenca e ketyre pasurive eshte nje shans dhe ne se Greqia eshte dakord, mund te kerkoje ndihme nga Franca per shfrytezimin e perbashket te tyre. Ne axhenden e presidentit francez ,ardhja e te cilit ne Greqi eshte cilesuar si rritje e besimit te Europes ndaj Athines,kane qene edhe takimet me presidentin Karolos Papulias si dhe kryesocialistin Evangjelos Venizellos.
Top Channel