Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për maturi, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Ai ka ftuar drejtuesit e shtabeve zgjedhore të partisë së tij, të shmangin provokimet dhe ofendimet gjatë fushatës, e cila nis më 4 mars.

“Të mos merremi me sharje dhe fyerje. Mos të merremi me ato sharje, që i bëjnë oponentët, i vogli shan, i madhi fal, i vogli e humb rrugën në oborr, i madhi di të drejtojë kombet, vëllezërit e mi, ju jeni të mëdhenjtë”, tha Ali Ahmeti.

Për të garantuar rendin gjatë zgjedhjeve lokale do të angazhohen një numër i madh i efektivëve të policisë. Megjithatë, ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, shpreson se policia nuk do të ketë nevojë për të ndërhyrë.

“Në bazë të përvojës së deritanishme, për bashkëpunim korrekt me institucionet e tjera shtetërore, presim që të kemi zgjedhje që do të vlerësohen pozitivisht dhe në të cilat nuk do të ketë probleme serioze, me të cilat policia do të duhet të ballafaqohet”, tha Gordana Jankullovska.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni zhvillohen në 81 komuna, përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kanë njoftuar se për zgjedhjet e ardhshme janë parashtruar 268 kandidatura për kryetarë komunash dhe 350 lista për këshilltarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA