Me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasada e kësaj republike në Zvicër zhvilloi një pritje për trupin diplomatik të akredituar në këtë vend.

Në pritje morën pjesë përfaqësues të Turqisë, Gjermanisë, Polonisë, Vatikanit, SHBA-ve, Bullgarisë, Sllovenisë etj. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte edhe te pjesëmarrja e përfaqësuesve të shteteve, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën zyrtarisht, si Irani dhe Pakistani.

Ambasadori Malaj, në fjalën e tij drejtuar të ftuarve, përmendi arritjet e këtij shteti si dhe sfidat për të ardhmen, integrimin në BE dhe NATO. Një theks i veçantë iu dha ndihmës së dhënë nga shteti zvicerian si dhe një falënderim për diasporën shqiptare në Zvicër, për kontributin e dhënë gjatë dekadave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA