Thellohet misteri rreth Oscar Pistorius

18/02/2013 11:40

Një shkop i përgjakur kriketi, një sport i ngjashëm me bejsbollin, thellon edhe më shumë misterin rreth vrasjes së modeles Reeve Steenkamp nga i dashuri i saj, atleti i famshëm paraolimpik, Oscar Pistorius.

Mediat afrikanojugore informuan gjatë së dielës se në kontrollin e imtësisëshëm që i është kryer vilës luksoze të atletit u gjet edhe shkopi i përgjakur.

Për momentin, nuk dihet se i kujt mund të jetë ky gjak, por sipas shtypit, ai mund të jetë ose i Reeves ose i ndonjë viktime tjetër të vrapuesit.

Nëse do të jetë i të ndjerës së vrarë mëngjesin e Shën Valentinit, shkopi mund të përbëjë provën përfundimtare se ajo nuk u vra aksidentalisht, por qëllimisht,

Sipas këtij versioni, Pistorius ka goditur disa herë në kokë me shkopin e kriketit të dashurën e tij, duke e lënë të vdekur dhe më pas e qëlloi me katër plumba në trup kur ishte e vdekur, për të inskenuar vrasjen aksidentale, pasi e ngatërroi me një grabitës.

Diçka e tillë ka gjasa të jetë e vërtetë, pasi kafka e Reeve është gjetur e thyer. Deri tani, besohej se kjo kishte ndodhur si rrjedhojë e përplasjes me tokën, pasi u godit nga plumbat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA