Sondazhi, 2 në 3 britanikë s’duan BE-në

18/02/2013 00:00

David Cameron, Ed Miliband dhe Nick Clegg, tre figurat kryesore të politikës britanike, kanë shumë punë për të bërë para se britanikët të vendosin në referendum nëse do të qendrojnë apo jo brenda Bashkimit Europian.

Që të tre ata deklarojnë se nuk dëshirojnë një Britani jashtë BE-së, por ndryshe flasin sondazhet. Një i tillë i kryer së fundmi, tregon se vetëm 1 britanik në 3 mbështet qendrimin në BE, ndërsa 2 të tjerët duan daljen për tij.

Rezultati alarmon qarqet pro europiane dhe sugjerojnë se ndjenjat anti-Bruksel në Britani po pushton gjithë publikun. Nëse referendumi do të zhvillohej tani, të paktën 50 përqind e britanikëve do të kërkonin largimin, 33 përqind qendrimin në BE dhe 17 përqind do të refuzonin votimin.

Këto janë shifrat e kryera nga Harris International për llogari të gazetës Financial Times. Kryeministri Cameron pas një rezistence të gjatë, u thyer përballë presionit për të thërritur një referendum në lidhje me BE-në. Ai premtoi një të tillë në vitin 2017.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA