Korçë,arrestohet për trafik armësh shoferi i autobusit

18/02/2013 00:00

Kapet me armë, ndalohet në kufi shoferi i një autobusi të linjës Tiranë- Selanik.

Sipas policisë, Olsi Bellovoda, 37 vjeç nga Korça, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pasi gjatë kontrollit në autobusin që drejtonte, është gjetur një armë e çmontuar model 57 si dhe 102 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Armatimet u gjetën në pjesën e brendshme të autobusit, në raftet e sipërme të bagazheve personale. “Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo armë do të trafikohej për në Greqi nga drejtuesi i automjetit”, bën të ditur policia.

Top Channel