Disa muaj pas vizitës së kryeministrit Samaras në Paris, Fransua Hollande do të jetë për gjashtë orë, të martën, në kryeqytetin grek, në një vizite zyrtare të ngjashme me atë të kancelares gjermane, shtatorin e kaluar.
Athina synon një mbështetje të Parisit për përpjekjen e saj dhe vetë presidenti francez ka deklaruar në të përditshmen greke “Ta Nea” se vlerëson shumë faktin, që sakrificat që iu kërkuan grekëve ishin më të mëdha se në çdo vend tjetër.
Ndërkohë, edhe prestigjiozja “Le Figaro” thekson se për Hollande, Greqia është në rrugë të mbarë. Midis të tjerash, presidenti francez sjell, gjatë bisedimeve dypalëshe, propozime të reja bashkëpunimi në një përpjekje për të ngjallur interesin e investitorëve francezë në Greqi, sidomos të shoqërive të kërkimeve të hidrokarbureve në zonat detare, sic është kompania gjigande “Total”, që ka filluar të aktivizohet në Mesdheun Lindor.
Të dy udhëheqësit diskutojnë edhe çështjen e dhënies me qera, e më pas të blerjes nga ana e Athinës, të dy deri në gjashtë fregatave franceze.
Në këtë kontekst, Greqia do të shtonte forcën e saj ushtarake në Egje, në një moment, kur diskuton çdo ditë e më shumë kufijtë detarë të saj me fqinjët, ndërsa Franca do të shpëtonte nga problemet ekonomike, një prej kompanive të saj më të mëdha të prodhimit të anijeve luftarake.
Top Channel