Hetimet për Florijen vetëm në Austri

18/02/2013 00:00

Prokuroria e Tiranës pritet të nisë një urdhër sekuestrimi për marrjen e
kartelës mjekësore në maternitetin ‘Mbreteresha Geraldinë’ në kryeqytet,
në kuadër të hetimeve për abuzimin e pretenduar ndaj 22-vjeçares Florije
Peci, e cila eshte shtatzënë në muajin e pestë në rrethana ende të
pazbardhura.

Vajza nga nje fshat i Librazhdit sipas burimeve te Prokurorise pritet te pyetet ne prani te nje psikologu per shkak te paaftesise se saj mendore, ndersa Policia e Shtetit i ka dorezuar organit te hetimit te dhenat nga sistemi TIMS, ku jepen te detajuara te dhenat mbi hyrje daljet e vajzes nga Shqiperia drejt Austrise.

Sipas ketyre te dhenave vajza eshte nisur ne Austri per mjekim te specializuar ne gjendje kome, pak dite pas aksidentit te 21 majit 2012 dhe eshte kthyer ne date 11 tetor. Por hapi i pare i prokuroreve vijon te mbetet konfirmimi i karteles mjekesore per shtatzanise e saj, sa muajshe eshte dhe nese perkon kjo shtatzëni me kohen kur vajza e mbijetuar e aksidentit te Himares ndodhej ne kliniken e rehabilitimin ne shtetin austriak.

Nderkohe Albi Serani, zedhenesi i Prokurorit te Pergjithshem njoftoi zyrtarisht se Prokuroria e Tiranes po zhvillon hetime instensive per rastin Florije Peci, fillimisht thote Zyra e Shtypit po punohet ne Shqiperi do komunikohet me vellanë Gazmend Peci dhe rreth 10 persona te tjere që perbejne interes per hetimin. Sipas zëdhënësit po kerkohet informacion i detajuar ne spital per momentin e sakte te konceptimit te shtatzanisë  dhe te rakordohen hyrje-daljet nga Shqiperia e mbyll sqarimin zedhenesi Serani.

Por nje burim i Prokurorise se kryeqytetit shprehet per Top Channel se edhe nese rezulton e provuar se shtatzania eshte konceptuar gjate kohes qe vajza ndodhej ne Austri dhe ne rast se dyshimet te cojne tek te dhenat se ajo mund te jete abuzuar nga nje shtetas i huaj, Kodi Penal duket se do ua lidhe duart prokuroreve te hetojne me tej.

Kjo pasi sipas nenit 7 te Kodit Penal, Ligji Penal eshte i zbatueshem per shtetas te huaj qe kryejne vepra penale ne dem te shtetasve shqiptare jashte vendit eshte per veprat krime kunder njerezimit, krime kunder pavaresise dhe rendit kushtetues, akte terroriste, organizim te trafiqeve, rrembim të avioneve, si dhe falsifikim të vulave dhe stampave shqiptare. Nderkohe qe akuza e kryerjes se mardhenieve seksuale me persona te pazote per t’u mbrojtur nuk perfshihet ne paragrafin e mesiperm, çka do te thote se ne rast se konfirmohet pretendimi i familjes Peci, dosja do t’i percillet Austrise ne rast se abuzimi ka ndodhur nga nje shtetas i huaj ne kete vend.

Top Channel