Qipro, votime në mesin e krizës

17/02/2013 11:10

Qindra mijëra qytetarë me të drejtë vote në Republikën e Qipros i drejtohen ditën e dielë kutive të votimit, në zgjedhjet presidenciale që vijnë në një prej momenteve më delikate të historisë së shtetit-ishull.

Kandidati i qendrës së majtës, Nicos Anastasiades, ka një avantazh prej 15 pikësh në sondazhe ndaj rivalit të majtë, Stavros Malas.

Megjithatë, askush prej tyre nuk pritet që të fitojë më shumë se 50% të votave që në raundin e parë, duke bërë që me shumë gjasa të jetë nevoja e balotazhit në 24 shkurt.

Zgjedhjet në vendin me 1,2 milionë banorë janë dominuar nga debati mbi krizën ekonomike, që ka detyruar Nikosian zyrtarë që t’i shtrijë dorën Brukselit, në marrjen e një huaje madhore prej 17 miliardë eurosh më parë gjatë 2012-s.

Ndonëse kjo ndihma më e vogël, që i është akorduar ekonomive europiane në krizë, ajo mbetet më e larta që ka marrë ndonjë shtet, përllogaritur në kredi për frymë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA