Obama-Napolitano: Dënojmë ata që duan ta likuidojnë

16/02/2013 04:45

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, ka qenë për një vizitë zyrtare në SHBA, ku ka takuar homologun amerikan, Barack Obama.

Në pritjen që iu bë në Shtëpinë e Bardhë, Napolitano ka informuar Obama-n mbi situatën prag-zgjedhore në Itali.

“Italia ka bërë një progres të madh në këto 14 muaj, gjë që mund dhe duhet të vazhdojë. Dënoj rreptësisht këdo, që sot pas një viti mbështetjeje, kërkon të likuidojë Montin dhe qeverinë e tij”.

Këtë mesazh ka lëshuar presidenti italian gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas takimit të tij me liderin e Shteteve të Bashkuara, të cilit i thur elozhe duke thënë: “Ka qenë një udhëheqës i jashtëzakonshëm, jo vetëm për Italinë, por për gjithë Europën”.

Presidenti amerikan ka njoftuar gjithashtu planet për “informacione mbi zgjedhjet dhe formatimin e qeverisë në Itali”, duke shtuar më pas se kreu i shtetit italian është “një lider vizionar, i cili i ka shërbyer më së miri vendit”.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ka fshehur as lëvdatat për popullin italian, për të cilin ka shprehur falenderimet e tij “për kontributin e madh në misionet ndërkombëtare”, siç është ai më i rëndësishmi në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA