Facebook, prè e një sulmi “të sofistikuar”

16/02/2013 04:00

Facebook ka bërë të ditur se ka qenë nën shënjestrën e një “sulmi të sofistikuar” nga hackers-at gjatë muajit të kaluar, por nuk ka asnjë të dhënë për kompromentimin e të dhënave të ndonjë përdoruesi.

Rrjeti social me bazë në Amerikë bëri të ditur se sulmi ndodhi kur punonjësit e tij vizituan një faqe interneti të një zhvilluesi të telefonisë celulare, e cila “ishte e kompromentuar”.

Facebook njoftoi se nuk është e vetmja kompani e sulmuar në këtë mënyrë. Më shumë se 1 miliardë njerëz përdorin këtë rrjet social në mbarë botën.

“Muajin e kaluar, ekipi i sigurisë së Facebook zbuloi se sistemet tona ishin sulmuar nga një sulm i sofistikuar”, njoftoi kompania kaliforniane. “Sulmi ndodhi kur disa punonjës kishin vizituar faqen e internetit të një zhvilluesi telefonash celularë, e cila ishte e kompromentuar”.

Disa “malware” ishin shkarkuar në laptop-et e punonjësve, sipas firmës, e cila shtoi: “Sapo zbuluam prezencën e këtij sulmi, kemi rehabilituar pajisjet e infektuara, njoftuam zbatuesit e ligjit dhe nisëm një hetim sinjifikativ, i cili vazhdon edhe sot. Nuk kemi të dhëna se të dhënat e ndonjë përdoruesi në Facebook janë kompromentuar nga ky sulm”.

Firma theksoi më pas se “nuk ishte e vetmja në këtë sulm”. “Është e qartë se edhe kompani të tjera u sulmuan gjatë kësaj kohe. Si një nga kompanitë e para që zbuluam këtë lloj sulmi, morëm menjëherë masa për të shpërndarë detaje rreth tij me kompani të tjera të infektuara”, njoftoi Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA