Meloni komenton deklaratat e Trumpit për NATO-n: Ne mbrojmë interesat kombëtare dhe kur nuk pajtohemi, duhet ta themi këtë
Një album me katër fotografitë më të bukura të ciftit. Kjo ishte dhurata që Reeva Steenkamp kishte përgatitur për të dashurin e saj, Oscar Pistorius.
Por dhurata nuk mbërriti në destinacion sepse modelja 30-vjeçare u ekzekutua me 3 plumba pistolete në orët e para të 14 shkurtit, pikërisht nga personi që ajo donte të befasonte me dhuratën e saj.
Dhurata ishte porositur në një dyqan së bashku me shënimin përkatës të dashurisë. Albumi përmbante 4 fotot më të bukura të ciftit dhe dyqani ishte porositur nga modelja që ta dorëzonte në destinacion ditën e Shën Valentinit.
Pistorius akuzohet për vrasje me dashje nga hetuesit, ndërsa ai vetë mohon akuzën duke deklaruar se kishte ngatërruar të dashurën me grabitës.
Top Channel