Venezuelë, imazhi i parë i Chavez

15/02/2013 17:40

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, publikoi fotografinë e tij të parë që prej një ndërhyrje delikate kirurgjikale në muajin dhjetor.

Imazhi u transmetua të premten në Televizionin Shtetëror të Venezuelës. 58-vjeçari shfaqej i shtrirë në krevatin e tij, duke lexuar një gazetë, ndërsa dy vajzat i qëndronin përkrah.

Chavez nuk është parë në publik që prej udhëitmit në Havana, kryeqytetit të Kubës, ku kreu ndërhyrjen në 11 dhjetor.

Përpara asaj nisje, në një fjalim adresuar kombit, 58-vjeçari pranoi për herë të parë në dy vitet në të cilat po lufton ndaj një tumori, se mbijetesa e tij nuk është e sigurt.

Ndonëse në raportimin që shoqëronte fotografinë, Chavez shprehej optimist për riaftësimin e tij, kartela e vërtetë mjekësore e presidentit konsiderohet një sekret shtetëror dhe askush nuk e di gjendjen e vërtetë të tij.

58-vjeçari ka drejtuar vendin në 14 vitet e fundit, por nuk ishte në gjendje të realizonte betimin e marrjes së mandatit në janar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Aktualisht, Venezuela, një vend i pasur me rezerva nafte, shtëpi e 30 milionë banorëve, drejtohet nga zëvendësi Maduro, të cilin Chavez ka kërkuar që ta votojnë, nëse ai nuk do të jetë në gjendje të mposhtë tumorin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta