Islanda gati t’i bashkohet BE-së, kryeministrja: Do mbajmë referendum për hapjen e negociatave3 me Bashkimin Europian
Pas muajsh të tërë gjakderdhje me mbi 65 mijë viktima dhe qindra-mijëra të tjerë të zhvendosur brenda dhe jashtë Sirisë, dy palët ndërluftuese në terren flasin për fitore.
Disa ditë më parë ishin forcat e armatosura të opozitës ato që njoftuan avancimin drejt kryeqytetit Damask dhe rënien nën kontroll të tyre të një baze ajrore mjaft të rëndësishme për forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Së fundmi janë zyrtarët e regjimit ata që deklarojnë se e kanë fituar betejën me ata që i quajnë rebëlë dhe terroristë. Zv.ministri i Jashtëm sirian, Faisal al-Maqdad në një intervistë për CNN thotë se ushtria e qeveritare ka fituar tashmë betejën e armatosur.
“Ne po fitojmë! Ne kemi fituar tashmë. Duhet të jeni në dijeni të asaj që po ndodh në Damask. Një vit më parë rebelët thanë se kishin marrë nën kontroll qytetin, por ku janë sot? Ne jemi ende këtu, në Damask, ndërsa ata s’janë”, deklaroi zv.ministri për Frederik Pleitgen të CNN.
Por raportimet nga terreni nuk mbështesin pretendimet e zyrtarit të presidentit Assad. Këtë javë, një shpërthim vetvrasës në një bazë ushtarake qeveritare në qytetin e Homsit vrau të paktën 20 ushtarë dhe plagosi dhjetra të tjerë, ndërkohë që javën e kaluar, regjimi përdori artilerinë dhe bombardimet nga ajri për të sprapsur rebelët në lagjet periferike në jug të Damaskut.
Sipas raporteve të OKB-së mbi 65 mijë persona kanë humbur jetën që nga nisja e konfliktit në Siri dhe qindra-mijëra të tjerë janë të zhvendosur, kryesisht në Turqi, Liban dhe vendet e tjera fqinje. OKB apeloi për ndihmë për t’u përballur me krizën humanitare të të zhvendosurve.
Top Channel