Programet “Erasmus” të shkëmbimit të studentëve dhe bursave, nga të cilat përfitojnë në mënyrë të kufizuar edhe studentët shqiptarë me studime në vend, do të marrin një financim të shtuar nga buxheti i ri i BE-së.
Ndonëse kriza imponoi reduktimin e buxhetit për vitet 2014-2020, fondet për arsimin nuk pësuan tkurrje, duke preferuar që të shkurtohen zëra të tjerë të buxhetit.
Në fakt, në këtë 6-vjeçar, sistemi “Erasmus” do të marrë edhe rritjen më të madhe të financimit që prej krijimit të tij, me 40-50% fonde më shumë.
Këtë e bëri të ditur komisionerja e BE-së për Edukimin, Androulla Vassiolou, duke shtuar se objektivi është dhënia e katër milionë bursave të studimit, nga 2,5 milionë të viteve 2007-13.
“Programi ynë mori rritjen më të madhe, edhe pse jo 70% sa kishim pretenduar në fillim”, shtoi komisionerja.
Top Channel