Tre persona tentuan të vetvriteshin duke i vënë flakën vetes gjatë ditës në Francë, raportoi të premten e përditshmja “Le Monde”.
Rasti i parë ndodhi në një periferi të Parisit, ku një 49-vjeçar, i dëshpëruar nga papunësia vendosi t’i jepte fund jetës.
Megjithatë, kalimtarë të ndryshëm ndërhynë në kohë dhe e shoqëruan në spital, ku është verifikuar me plagë të nivelit të dytë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dy rastet e tjera, të ndodhura në Boun, në Francën qëndrore dhe La Roshel, një qytet në veriperëndim, i përkasin një 30-vjeçari në gjendje të rëndë dhe një 16-vjeçari, që u shpëtua nga shokët e tij të shkollës.
Dy ditë më parë, një i ri u vetdogj fatalisht, pasi e pushuan nga puna, duke krijuar, me sa duket, pa qëllim një lloj mode “makabre” në vend.
Top Channel