4 ditë të bllokuar në det, pasagjerët irritohen

15/02/2013 03:30

Më shumë se 4000 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit ishin bllokuar në një anije lundrimi, që prej përfshirjes së motorrit nga flakët, që shkaktuan ndërprerjen e energjisë dhe lënien e anijes në mes të detit prej 4 ditësh.

Pasagjerët konfirmuan kushtet aspak të rehatshme në bordin e “Carnival Triumph”, duke thënë se ujërat e zeza kishin dalë mbi hollin e anijes, pasi pajisjet e tualeteve ishin bllokuar.

Kundërmimi i mbeturinave dhe ushqimit të prishur, ashtu sikurse dhe mungesa e ajrit të kondicionuar e kthyen udhëtimin, nga ato që s’mund të harrohen kollaj.

Anija është tërhequr ngadalë në dokun e portit të Alabamas, në Mobile, teksa pasagjerët e irrituar kanë shpërthyer me reagimet e tyre përmes rrjeteve sociale si Tëitter, Facebook dhe Instagram.

“Carnival Corp”, shoqëria zotëruese e anijes, është edhe operatori i anijes lundruese “Costa Concordia”, e cila u mbyt në brigjet italiane vitin e kaluar, duke vrarë 32 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA