SHBA, bashkohen dy kompanitë ajrore

14/02/2013 03:40

“American Airlines” dhe “US Airways” po planifikojnë shkrirjen së bashku, për të formuar atë që mund të jetë kompania më e madhe ajrore në botë, bëjnë të ditur rrjetet mediatike.

Dy bordet drejtuese raportohen të jetë takuar të mërkurën, për të aprovuar bashkimin. Një njoftim zyrtar pritet të jepet gjatë ditës së enjte.

Shkrirja pritet ta afrojë “American Airlines” në vlerë me rivalët e “Delta Airlines”, me një vlerë mesatare në treg prej 11 miliardë dollarë.

Aksionet bazë të kompanisë së re do të zotërohen nga kreditorët e falimentuar të “American Airlines”, të cilët priten të kenë 72% të kompanisë, sipas raporteve.

Kompania mëmë e “American Airlines” paraqiti kërkesën për mbrojtje nga falimentimi para më shumë se 1 viti.

Kompania e transportit do të ketë markën e “American Airlines”, por shefi ekzekutiv pritet të jetë drejtuesi aktual i “US Airways”, Doug Parker.

Marrëveshja do të duhet të aprovohet më pas edhe nga rregullatorët e konkurrencës dhe gjykata amerikane e falimentimit, përpara se të zbatohet.

Pas saj, do të duhen vite, përpara se pasagjerët të vërejnë ndryshimet. Marrëveshja vjen pas një periudhe intensive të konsolidimit të sektorit amerikan të aviacionit, teksa “Delta” është lidhur me “Northwest”, ndërsa “Continental” me “United”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA