Serbia insiston në një autonomi për serbët e Kosovës, kurse Kisha Ortodokse Serbe kërkon më shumë të drejta dhe mbrojtje, se sa në planin e Marti Ahtisaarit.
Kërkesat e Serbisë, në takimet e ardhshme me Kosovën, do të jenë të qarta, do të ketë marrëveshje për institucionet paralele, në rast së arrihet marrëveshje për krijimin e një lidhje ose Këshilli të komunave serbe.
Marko Gjuriç, këshilltar i presidentit Tomisllav Nikoliç, ka thënë se Serbia është unike dhe nuk pret që të ketë kushte të reja nga Bashkimi Europian.
“Ky Këshill i komunave, që ne kërkojmë, do t’u mundësonte serbëve në Kosovë të jetojnë siç i takon qytetarëve të shekullit 21 në Europë”, ka thënë Gjuriç.
Serbia nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, në këmbim të një autonomie për serbët, por do të mund të pranonte zgjedhjet në veri.
Top Channel