Meksikë, pranga grupit të Akapulkos

14/02/2013 10:20

Gjashtë persona janë arrestuar në Meksikë në lidhje me dhunimin e gjashtë turisteve spanjolle në afërsi të resortit turistik të Akapulkos javën e kaluar.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale. Prokurori i përgjithshëm, Jesus Murillo Karam deklaroi se të dyshuarit kanë pranuar krimin.

Gratë e dhunuara u sulmuan nga persona të armatosur dhe të maskuar që hynë me forcë në shtëpinë e pushimit. Policia tha se është në kërkim të një të dyshuari tjetër.

Akapulko është një nga resortet turistike më të famshme të Meksikës, por së fundmi ka regjistruar një rritje të dhunës së lidhur me trafikun e drogës. Ngjarja e rëndë shokoi meksikanët dhe të huajt që jetojnë atje.

Persona të armatosur hynë në një shtëpi të marrë me qera në plazh, lidhën dhe mbajtën nën kërcënimin e armëve gjashtë burra dhe dhunuan gratë e tyre për disa orë.

Shumica e grave spanjolle të dhunuara raportohet se banojnë në Meksikë dhe kishin udhëtuar në Akapulko për një fundjavë.

Autoritetet thonë se dhunimet janë një përpjekje për të goditur reputacionin e resorteve turistike meksikane. Një grua arriti të shpëtonte pasi u tha agresorëve se ishte meksikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA