Gjermani, zbulohet rasti me mish kali

14/02/2013 14:55

Mishi i kalit është zbuluar në lazanjën e ngrirë që shitet në Gjermani dhe supermarketet e këtij vendi kanë filluar ta heqin produktin në fjalë nga raftet e tyre.

Zinxhiri i supermarketeve “Real” njoftoi se ka tërhequr të gjithë lazanjën e ngrirë, që është përfshirë në skandalin e shtrirë në mbarë Evropën.

Ndërkohë, pika të tjera shitjeje, përfshirë “Tengelmann” dhe “Rewe” po kontrollojnë gjithashtu edhe produktet e tjera me mish të proçesuar.

Autoritetet gjermane dyshojnë se një ngarkesë me lazanja e dërguar nga Luksemburgu ka mbërritur në shtetin e Rehnit të Veriut-Uestfalia.

Ditën e mërkurë, ministri gjerman për Mbrojtjen e Konsumatorit, Johannes Remmel, deklaroi se pas analizimit të të dhënave është zbuluar se përmes një ndërmjetësi në Luksemburg, një sasi e madhe produktesh është dërguar në Gjermani dhe dyshohet se nuk kanë etiketën e duhur”.

Ngarkesa dyshohet të jetë dërguar në periudhën mes nëntorit 2012 dhe janarit 2013, kanë saktësuar autoritetet gjermane.

BE u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të kryejnë teste për produktet e mishit pas zbulimit të skandalit për praninë e mishit të kalit në atë që duhet të ishte mish viçi.

Të gjitha vendet anëtare duhet të kryejnë testin e ADN-së mbi mishin e proçesuar për të gjetur nëse përmban gjurmë mishit të kalit, duke filluar nga data 1 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA