Francë, Sarkozy mendon rikandidimin

14/02/2013 15:15

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po merr në shqyrtim mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet e vitit 2017, në përfundimin e mandatit të parë të presidentit Francois Hollande.

Këtë e bëri të ditur ish-ministri i Jashtëm, Alain Juppe, i cili konsiderohet si një prej personave më të afërt me presidentin dhe sferat e Elizesë.

Sipas lajmit të publikuar në një gazetë franceze, duke cituar fjalët e Juppe, Sarkozy është veçanërisht i zhgënjyer nga mënyra se si po drejtohet aktualisht vendi dhe sondazhet e tij personale mbi opinionin publik tregojnë se mund të jetë në gjendje të realizojë një rikthim të bujshëm në krye të Parisit zyrtar.

”Francezët nuk do ta durojnë gjatë këtë regjim. Jam i sigurt që Hollande nuk ka asnjë shans për të qëndruar dhjetë vjet (dy mandate) në krye të vendit”, duket se ka thënë Sarkozy.

Presidenti i Francës në vitet 2007-12, Sarkozy nuk mundi të fitonte një mandat të dytë, ndikuar nga efektet e krizës ekonomike, që sollën rritje të papunësisë dhe pakënaqësisë në vend.

Megjithatë, politikat e tij anti-emigracion vazhdojnë të mbeten tepër popullore midis francezëve, një pjesë e madhe e të cilëve ndihen të irrituar nga planet për rritjen drastike të tatimeve mbi fitimin dhe lejimi i martesave të së njëjtës gjini, nga qeveria e Hollande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA