Filmi i fundit aksion i Bruce Willis, “A good day to die hard”, ka marrë një qëndrim të ftohtë nga kritika.
“The Hollywood Reporter” e ka cilësuar atë si “një film të vogël”, ndërsa britanikja “The Scotsman” një “parodi të dështuar” krahasuar më origjinalin e vitit 1988.
“Sensi gazmor dhe argëtues që ishte tipik i sagës është zhdukur”, ka thënë Kenneth Turan nga “Los Angeles Times”.
Filmi në fjalë, në të cilin personazhi i interpretuar nga Willis, polici John McClane, udhëton në Rusi për të shpëtuar të birin, ka dalë në kinëmatë amerikane dhe britanike.
Kritikat ndaj tij nuk ishin publikuar deri në ditën e transmetimit, me kërkesë të kompanisë shpërndarëse të filmit, “20th Century Fox”.
Willis e ka interpretuar edhe katër herë të tjera personazhin kryesor, një polic i Nju Jorkut me një talent të veçantë për të zgjidhur çështje komplekse kriminale.
Këtë herë, nën regjinë e irlandezit John Moore, McClane bashkon forcat me të birin Jack për të shmangur një konspiracion bërthamor.
Vetë aktori 57-vjeçar është shprehur në një intervistë për revistën “GQ” i vetëdijshëm se me filmat aksion nuk mund të presësh vlerësime nga kritika, e jo më të marrësh një çmim Oscar.
“Nuk merr dot Oscar nëse bën për të qeshur njerëzit ose i vret ata në filma. Oscar-in e merr dikush që interpreton një personazh fisnik”, tha ai.
Top Channel