Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Catherine Ashton e quan të vështirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk është proces i lehtë për asnjërin prej tyre- tha Eshton duke iu referuar dy kryeministrave atij te Kosoves, Thaci dhe atij serb Dacic. Ata kanë mbështetjen tonë dhe besoj dhe te Keshillit. Në paraqitjen vjetore në Këshillin e Sigurimit, ajo e vuri thkesin në punën që po behet për ndërmjetesimin e procesit të bisedimeve qe sipas saj, po jep tashmë frytet e saj.

“Kemi marrëveshjen për të çuar përpara zbatimin e menaxhimit të përbashkët të kufirit dhe tani të gjitha vendkalimet janë të hapura dhe funksionale. Kemi një marrëveshje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare- nenvizoi Eshton- si dhe ate për zyrtarët e ndërlidhjes që do të qendrojnë në zyrat e Bashkimit Evropian në Beograd dhe në Prishtinë”.

Shefja e diplomacies europiane e cilësoi hap shumë të rëndësishëm takimin e javës së kaluar ndërmjet presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç në Bruksel, i parë ne kete nivel, prej kohës kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Ashton tha se procesi do të vazhdojë, me 19 dhe 20 shkurt ne Bruksel, ku do te zhvillohet takimi i radhes mes dy kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç.  

Ai vlerësohet si hyrje në periudhën më të rëndësishme të bisedimeve, te cilat brenda disa javësh duhet të çojnë në një marrëveshje për veriun e banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtinës. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që është njohur nga mbi 90 vende të botës, por është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane.

Top Channel