Tiranë, tritol pikës së basteve sportive

13/02/2013 00:00

Një pikë bastesh sportive në kryeqytet është shkatërruar gati plotësisht pas shpërthimit të një sasie tritoli.

Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek Rruga e Dibrës, ndërsa lokali ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.

Në polici janë shoqëruar rreth 20 persona të dyshuar, pjesa më e madhe e tyre frekuentues të lokalit. Dyshimet nuk përjashtojnë edhe vendosjen e tritolit nga ndonjë klient që ka humbur sasi të madhe parash.

Top Channel