
Ndërkohë që takimet e kryeministrave të të dyja vendeve janë duke ndodhur në Bruksel, në presidencën serbe janë mbledhur krerët e shtetit për të diskutuar për Kosovën, pas takimeve që krerët e shtetit, kryeministri dhe presidenti kanë pasur edhe me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.
Krerët e kishës, thuhet se kanë paraqitur idenë e tyre për zgjidhjen e çështjes së manastireve.
Opinionin serb e ka shokuar edhe deklarata e drejtores së Këshillit për Punë të Jashtme të Kuvendin të Francës, Elizabet Gigu, e cila gjatë një vizitë në Serbi ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të jetë parakusht për perspektivën europiane të Serbisë, ndonëse zyrtarisht kjo nuk thuhet.
Ish-presidenti serb, Boris Tadic, ka theksuar se data e fillimit të bisedimeve për në BE varet nga Gjermania. Ndërsa, zëvendëskryeministri serb, Alleksandar Vucic do të vizitoj me 20 shkurt Gjermaninë, e cila më parë ka kërkuar heqjen e institucioneve paralele në Kosovë.
Top Channel