Ndotja e Drinos, mbeturinat hidhen në ujë

13/02/2013 00:00

Specialistët e mjedisit në Gjirokastër kanë bërë të ditur se situata
ambientale e rrjedhës kryesore ujore pranë qytetit, lumit Drino është
kritike.

Situata ka ardhur duke u përkeqësuar si pasojë e ndërhyrjes pa kriter prej njeriut sidomos gjatë dy dekadave të fundit. Ndotja që në masën dërmuese identifikohet si ndotje prej materialeve plastike të paabsorbueshme prej terrenit vjen prej derdhjes së mbetjeve urbane dhe inerteve në lumë prej bashkive dhe komunave përgjatë rrjedhës. Një pjesë e ndotjes mbërrin në Shqipëri nga Greqia.

Agjensia Rajonale e Mjedisit në Gjirokastër bën me dije se është përpjekur të tërheqë vemendjen e krerëve të njësive vendore për depozitimin e mbetjeve në vendet e miratuara ndërsa paralajmëron gjobitjen e tyre.

Agjensia Rajonale e Mjedisit në Gjirokastër nuk disponon mjete për të vlerësuar nivelin e ndotjes së ujit dhe terrenit. Njëherazi Agjensia ka vendosur disa gjoba  për njësitë vendore të cilat nuk ka mundur t’i vjelë për shkak të mungesës së kompetencave detyruese.

Top Channel