SHBA, lëshim i suksesshëm i satelitit

12/02/2013 15:45

Agjensia Hapësinore Amerikane (NASA) realizoi me sukses lëshimin e një sateliti në orët e para të mëngjesit të së martës, pjesë e një programi shkencor të suksesshëm 40-vjeçar.

Sateliti “Landsat” është i fundit i një programi që ka bërë të mundur fotografimin dhe hartëzimin e imtësisht të planetit tonë.

Lëshimi i realizuar nga një plaftormë në një bazë ajrore kaliforniane vjen në një moment delikat për programin hapësinor amerikan, pasi shkurtimet e parashikuara në buxhet dhe disa dështime, kanë bërë që ekspertët të paralajmërojnë vështirësinë e ruajtjes së supremacisë aktuale në fushën e hapësirës.

Në vitin 2009 dhe 2011, “NASA” përjetoi disa dështime të njëpasnjëshme në lëshimet e satelitëve dhe përballë problemeve të borxhit kombëtar, Uashingtoni ka paralajmëruar shkurtimin e fondeve për projektet hapësinore.

Satelitët e mëparshëm të programit “Landsat” kanë rezultuar tepër të rëndësishëm për fotografimin e Tokës në kohë reale dhe ishin ata që kapën shumicën e fotografive të tërmetit shkatërrimtar të marsit 2011 në Japoni, midis disa sukseseve të tjera.

”Landsat është një projekt në qendër të programit hapësinor të “NASA”-s dhe lëshimi i suksesshëm i sotëm përbën një ditë të shkëlqyer për agjensinë tonë”, deklaroi administratori i përgjithshëm i “NASA”-s, Charles Bolden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA