Putin kundër rrjedhjes së parave

12/02/2013 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin dorëzoi për miratim në Dhomën e Ulët të parlamentit rus një projekt-ligj që synon të ndalë rrjedhjen e parave jashtë Rusisë.

Projekt-ligji ndalon të gjithë funksionarët e shtetërorë dhe familjarët e tyre që të hapin llogari bankare jashtë Rusisë apo të zotërojnë aksione në kompani të huaja, tituj publikë apo obligacione jashtë vendit.

Nga ky ligj përjashtohet vetëm personeli diplomatik, ambasadorë dhe konsujt rusë në mbarë botën. Masa e re prek elitën politiko-ekonomike ruse në radhët e së cilës ishte vërjetur një tendencë në rritje së fundmi për të investuar jashtë vendit.

Nga ky ligj përjashtohen miliarderët, biznesmenët dhe të gjithë shtetasit e tjerë rusë që janë jashtë administratës shtetërore. Masa shihet nga ekspertët e ekonomisë si mbrojtje ndaj rrjedhjes së parave jashtë sistemit financiar rus.

Miratimi i projekt-ligjit nuk pritet të hasë në rezistencë në Dumë, nisur nga fakti që partia e Putin zotëron votat e nevojshme në këtë dhomë të parlamentit rus për ta miratuar atë e vetme.

Top Channel