Vetëm pak ditë pasi Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Europian
miratoi Rezolutën e për Kosovën, eurodeputetja Ulrike Lunaçek shkoi në
Prishtinë për ta prezantuar atë.
 

Është bërë progres i madh në Kosovë që nga viti i kaluar në rrugën drejt BE-së, u shpreh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila kujtoi se Rezoluta kërkon nga 5-shja e BE-së, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
 
Lunaçek u shpreh se ndihet e lumtur pasi disa shtete të BE-së i kanë vënë kusht Serbisë që të shpërbëjë strukturat paralele në veri të Kosovës, në mënyrë që të fillojnë negociatat për anëtarësim.
 
“Jam shumë e lumtur që disa vende të Bashkimit Evropian janë shumë strikte në këtë drejtim. Këto shtete ia kanë thënë Serbisë, që nëse nuk i shpërbën strukturat paralele nga veriu i Kosovës, sidomos ato të sigurisë dhe drejtësisë, atëherë, Serbia nuk do të mund të filloj negociatat për antarësim në BE”, tha Lunaçek.

Në anën tjetër, Lunaçek kërkoi nga autoritetet kosovare që të bëjnë më shumë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nderkohe qe  ne lidhje me levizjen e lire, ajo tha se Kosova kete duhet ta fitoje me pune, duke permendur edhe shqetesimet qe kane ngritur ne PE deklaratat e Kryeministrit te Shqiperise per pasaportat.
 
“Rreth Sali Berishes, i cili deshiron t’u jape pasaporta shqiptareve te Kosoves…e di qe ka disa shqetesime ne Parlamentin Europian sepse e njejta gje po ndodh ne disa vende te tjera, si mes Rumanise dhe Moldavise. Pasaporta u jepen shtetasve te vendeve qe ndodhen afer e qe flasin te njejten gjuhe etj.. gjithashtu edhe per Shqiperine ka shqetesime. Une nuk merrem me Shqiperine ndaj s’mund t’ju them ekzaktesisht se kush po flet me Qeverine atje per kete çeshtje, por mund t’ju them vetem se ka shqetesime rreth kesaj çeshtjeje”, tha Lunaçek.
 
E pyetur për skandalin e pasaportave në Kosovë dhe nëse ka ndonjë shtet tjetër që ministri vazhdon të mbajë pozitën e tij pas kësaj, Lunacek tha se edhe në vendet e BE-së ka ministra që vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa ajo e pa të rëndësishme që të zbulohet çfarë ka ndodhur me paratë, të shqyrtohen dëshmitë dhe të gjinden personat përgjegjës.
 
Lunaçek vlerësoi lartë edhe dialogun që po zhvillohet në Bruksel, ndërsa për takimin e fundit ndërmjet Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga me atë serb, Tomisllav Nikoliç, tha se është diçka që nuk duhet nënvlerësuar. 

Top Channel